”Me mua nuk ia dalin dot”! Çfarë po ndodh me fanpage-t e Luiz Ejllit? Këngëtari thotë se…
Luiz Ejlli është një figurë e dashur për publikun shqiptar dhe fenomen i ”Big Brother Albania Vip 2”, por mesa duket ekzistojnë disa persona të cilët nuk e simpatizojnë shumë këngëtarin.
Kjo është diçka mëse normale, pasi jo çdo preferencë e çdo individi është e njëjtë. Por problemi qëndron se këta persona janë munduar ta shprehin këtë dashakeqësi duke sulmuar mbështetësit e këngëtarit dhe jo atë personalisht.
Luizi bëri një paralelizëm të situatave, ku kjo e fundit ishte gati e njëjtë me atë që i ndodhi edhe Kiarës brenda në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”.
Në InstaStory-n e tij, ai shkroi: ”Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njësoj sikur Kiara në Big”.
Po ashtu këngëtarit i është hedhur edhe verifikimi i Instagramit.