Me të ëmën në maturë, djali pushton rrjetin
Showbiz E Hënë, 27 Shtator 2021 11:59
Një maturant nga Kukësi, zgjodhi të shkonte ndryshe nga kushdo tjetër në mbrëmjen e maturës. Në vend të një prej shoqeve të klasës, adoleshenti u shfaq pikërisht me mamanë e tij. Fotografitë e të riut po qarkullojnë me shpejtësi në Instagram, teksa veprimi është vlerësuar dhe pëlqyer tejmase nga njerëzit. Me të drejtë, maturantit po i referohen si më i veçanti i maturës 2019.