”Më thoshte se i merrej fryma, i tregova citime nga Kurani”, Ervin Gonxhi flet për situatën e Erjolës në BBAV3
Ervin Gonxhi u eleminua nga gara e ”Big Brother Albania Vip 3” të martën, dhe sot tregoi momentin kur Erjola Doçi ndihej keq gjatë spektaklit të kaluar. I ftuar në “Shqipëria Live”, Ervini u shpreh se u përpoq ta ndihmonte moderatoren, duke i treguar një citim nga Kurani.
”Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.
Në një gjendje të rënduar emocionale, vetë Erjola Doci tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma.
“Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.