”Më vjen gjynah për nënën tënde”, vijon debati mes Merit dhe Rozës: Nuk të kam prekur
Debati i Roza Latit dhe Meri Shehu në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vuip 3”, që nisi të enjten, ka vijuar edhe sot me tone të larta dhe ofendime mes njëra-tjetrës.
Roza akuzon se prekja e Merit ndaj Rozës në fytyrë ishte shumë e patolerueshme për të dhe nuk e përtyp dot këtë fakt.
Vetëm pak më parë debati mes tyre është rihapur në oborr dhe Meri i ka përmenduar Rozës mamanë e saj, aktoren e njohur Rita Lati, ku është shprehur se i vjen keq që ajo dëgjon vajzën e saj duke folur në këtë mënyrë.
Meri: Je gënjeshtare e lindur, më vjen gjynah për nënën tënde që të dëgjon.
Roza: Zemra ime nëna ime e ka parë me sytë e vet, nuk desha të të flisja fare po kam qejf të të shikoj ty nesër.
Meri: Nuk kam nevojë të të qëlloj ty Roza Lati, pse do të të qëlloj ty?
Roza: Je mosha e nënës sime nuk mund të merrem me ty.
Meri: Nuk jam mosha e nënës tënde dhe të gjithë ju që mendoni se jam mosha e nënës tuaj e keni gabim.