Media britanike jehonë Shqipërisë! Çudit Krist Aliaj: Narkokultura tërheq turistët
Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vendet që duhet vizituar këtë verë, madje edhe duke e kthyer nw kryefjalë.
Media britanike “Financial Times” e cila ka publikuar një plazh të Shqipërisë që e quan “Një Itali e vogël”, duke shkruar: Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik.
Krist Aliaj, ish finalisti i ”Big Brother Albania Vip 2”, nuk bie aspak dakord me artikullin duke kundërshtuar me një koment.
“Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar, korrupsioni, infrastruktura e keqe, shërbimi i ulët, “elita” e pasura e re, narkokultura që tërheq turistët jo vetë “kostoja e ulët””.