Megan Fox për Hollywood: “Pas xhirimeve nuk i intereson askujt nëse vdisni”

Për ne që e shohim nga jashtë dhe nga larg, të jesh pjesë e industrisë së Hollywood është një ëndërr që megjithëse e pamundur ka qenë gjithmonë aty me ne në mendimet tona.

Kohët e fundit duket se të qenit pjesë e kësaj industrie është një ferr i vërtetë. Këtë e vërtetojnë jo vetëm valët e akuzimeve seksuale kundrejt producentëve dhe personazheve të ndryshëm, por edhe pasiguria në punë.

Megan Fox së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka treguar anën e errët të tij dhe se asgjë nuk është aq mahnitëse sa duket. Aktorja e famshme e “Transformers” ka treguar se në Hollywood nuk ka moral dhe as siguri.

Përtej fasadës së bukur të Hollywood të drejtat e individit nuk ekzistojnë. Një aktor është i detyruar të bëjë punën e tij, nuk ka rëndësi aftësia, siguria apo mirëqënia fizike e mendore, nëse je përzgjedhur për ta bërë atë punë, duhet ta çosh deri në fund.

“Për sa kohë i mbijetoni xhirimeve ata kanë marrë prej jush atë që kërkonin, edhe nëse vdisni pas kësaj askujt nuk i bëhet vonë. Nëse dëmtoheni gjatë punës askush nuk do t’ju vijë në ndihmë pasi ne jemi në fund të listës për nga rëndësia” -është shprehur Megan.

SHKARKO APP