Meghan Markle i lë të gjithë pa fjalë (FOTO)
Meghan Markle surprizoi gjithë sallën e ”The Fashion Awards në Londër”, ku u shfaq për t’i dhënë një çmim mikeshës së saj. Clare Waight Keller, drejtoresha artistike e Givency, e cila dizenjoi fustanin e famshëm të bardhë të Dukeshës, u emërua Dizajnerja Britanike e Vitit për veshjet e grave.
”Jam e nderuar që jam këtu për të festuar modën dhe dizajnerët britanikë”,-tha Meghan kur u ngjit në skenë për t’i dhënë çmimin Clare. ”Siç e dimë të gjithë, jemi të lidhur me rrobat që veshim, ndonjëherë në një nivel personal, ndonjëherë në një nivel emocional. Për mua, kjo lidhje i ka rrënjët në mbështetjen dhe fuqizimin e të tjerëve, sidomos grave”.
Meghan veshi një fustan të zi të mëndafshtë nga Givenchy (sigurisht), ndërsa flokët i mblodhi në një topuz elegant. Ajo prezantoi përkrah aktores Rosamund Pike.
Clare e falenderoi Meghan sapo u ngjit në skenë. “Kam arritur ta njoh Meghan në një nivel shumë personal dhe të të besojë dikush aq shumë, në një moment aq të rëndësishëm në jetë, është një nder për të cilin s’kam fjalë,” tha Clare. “S’të falenderoj dot mjaftueshëm. Ishte një përvojë kaq e bukur. Faleminderit”.
KOHA JONË SONDAZH

