Meghan Markle një nënë e fiksuar, dadoja e “duroi” vetëm 2 javë
Meghan Markle duket një vajzë e qeshur gjatë gjithë kohës, mirëpo të punosh për të nuk qenka aq e lehtë. Sidomos kur puna ka të bëjë me princin e vogël Archie, Meghan duket se nuk duron fare.
Ose të paktën mund të themi që është fiksuar pas tij. Sipas mediave britanike Meghan nuk lejon askënd të kujdeset për vogëlushin, pasi çdo gjë dëshiron ta bëjë vetëm vetë.
Dadoja që ka nisur punën vetëm dy javë më parë kur princi erdhi në jetë ka dhënë dorëheqjen, pasi nuk mund ta “duronte” më presionin e Meghan.
Dhe mesa duket, nuk është vetëm dadoja, Meghan është tepër e kujdesshme saqë nuk lejon as mamanë saj, Doria-n, ta mbajë Archie-n e vetme.
KOHA JONË SONDAZH

