Meghan Markle shfaqet për herë të parë vetëm pas lindjes së djalit

Ditën e sotme Meghan Markle është shfaqur për herë të parë e vetme pas lindjes së djalit të saj, Archie. Dukesha e Sussex ishte e pranishme në kampionatin e tenisit në Wimbledon për të mbështetur mikeshën e saj Serena Williams.

Ajo çfarë ra në sy ishte një varëse floriri me shkronjën A, si simbol i emrit të djalit të saj. Sipas “US Weekly” Meghan nuk e ka pasur të lehtë ta lërë Archie-n vetëm, por nuk mund të mungonte as në ndeshjen e mikeshës së saj. Markle dhe Williams njihen me njëra-tjetrën që prej vitit 2014, madje tenistja e njohur ishte e pranishme në dasmën e dukeshës.

SHKARKO APP