Meghan Markle shtatzënë?! Ja pse të gjithë janë të bindur

Meghan Markle mund të jetë shtatzënë. Prej kohësh flitet se dukesha e Sussex është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e parë. Ditën e djeshme gjatë ceremonisë së dasmës së princeshës, Eugenie të gjithë sytë i kishin tek Meghan.

Dukesha mbante veshur një xhaketë sipër fustanit dhe askush nuk arriti të kuptonte nëse ajo ishte shtatzënë apo jo. Po ajo që i shtoi akoma më shumë shumimet ishin se 37-vjecarja nuk e hoqi pallton gjatë gjithë dasmës.

Po ashtu nuk kanë munguar edhe komentet në Twitter: “Duke gjykuar nga fakti se ajo mban një pallto, Meghan Markle, ose është shtatzënë, ose është nga ata persona që ftohen lehtë”- ishte një prej komenteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë dyshimet kanë filluar të shtohen pasi u zbulua se Meghan nuk do të vizitojë Fixhin gjatë turit të saj mbretëror. Një person që merret me guidën e vendit ka treguar se Princ Harry do të shkojë vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë një revistë australiane shkruan se atje mund të përhapet virusi Zika, që është shumë i dëmshëm për nënat shtatzënë dhe për fëmijën që do të vijë në jetë. Princ Harry dhe Meghan Markle kanë shprehur prej kohësh dëshirën e tyre për të krijuar një familje dhe ndoshta këtë herë dëshira e tyre do të plotësohet. Ndërkohë Pallati Mbretëror nuk ka edne asnjë njoftim për shtazëninë e Dukeshës së Sussex.

foto galeri

foto galeri

 

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?