Megi Pojani kërkon falje publike për videon që skandalizoi rrjetin: Është mënyra si komunikoj me stërgjyshen

Megi Pojani ka reaguar në lidhje me videon në varreza që i skandalizoi të gjithë dhe mori kritika të shumta.

Në një reagim në mediat sociale ajo shkruan se është e keqardhur. Por, shton se shkon shpesh te varri i stërgjyshes dhe kjo është mënyra e saj se si e ndërton marrëdhënien me të. Ajo shkruan se varret nuk lidhet vetëm me kujën e lotët, gjithsesi kërkon falje për këdo që është prekur nga veprimi i saj që e cilëson të pamatur.

Në fund ajo shkruan së uron që njerëzit ta mirëkuptojnë.

Në videon në fjalë Megi shfaqej në varreza, duke lagur një varr e duke qeshur.

Moderatorja e cila ndodhej së bashku me motrën e saj tek varri i stërgjyshes ka bërë disa xheste tallëse dhe provokuese teksa po i pastronte vendin. E ndërsa sillej sikur ishte shumë e mërzitur dhe duke vuajtur, më pas ajo fillon të qeshë kurse motra e saj i thotë që të kërkoj falje për veprimin që bëri.

Mirëpo Megi nuk ka pranuar teksa shprehet se sërgjyshja nuk e ka idenë se stërmbesa e saj është shumë e famshme. Videoja është publikuar nga vetë Marsi në Instagramin e saj, e cila më pas e ka fshirë.

“Jo nuk e them, ajo as nuk e di se çfarë po bëj. Ajo as nuk e di që Instagrami ekziston, nuk e di se këtë gje do te shikoj e gjithë bota sepse stërmbesa e saj është e famshme. Po, jam e famshme më shiko, shikoje këtë fytyrë, kjo kushton para.”

Ky veprim i aktores ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar ashpër atë.

SHKARKO APP