Melania Trump, me një statujë të re në afërsi të vendlindjes – Ironi apo vlerësim?

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shfaqur ‘surprizë’ në afërsi të vendlindjes së saj, Sevnica, në Slloveni.

Artisti amerikan, Brad Downey porositi një statujë prej druri, të realizuar nga skulptori Ales Zupevc, i lindur në të njëjtin vit dhe në të njëjtin maternitet si Zonja e Parë, megjithëse jetët e tyre morën drejtime të ndryshme.

Megjithatë, skulptori e pranon divergjencën e jetës së tij me atë të Melania Trump, pavarësisht faktit se ata erdhën nga të njëjtat rrënjë të përulura.

“Le ta pranojmë, ajo zotëron gjysmën e Amerikës, ndërsa unë nuk kam asgjë” thotë ai gjatë një interviste.

Statuja nuk ka asnjë ‘tipar’ të fytyrës së Melania Trump, apo të fizikut. Kjo ka nxitur shumë polemika, pasi disa e quajnë statujën ofenduese për Zonjën e Parë, ndërsa të tjerë gjejnë ngjashmëri të statujës me zonjën Trump.

SHKARKO APP