Meri Shehu parashikon javë me “dallgë” për 12 shenjat e horoskopit
Parashikimi i 12 shenjave të horoskopit për këtë javë nga Meri Shehu.
Dashi, 1 yll
Një shenjë kardinale që e ka në shtëpinë e 12-të hënën e plotë. Kjo do të thotë që do bëhen ca zbulime që shpirtërisht Dashët nuk i bëjnë të ndihen mirë. Me punën do jenë pak të revoltuar, të ngatërruar, mund të kenë probleme me shëndetin. Ta shikojnë mirë këtë Hënën e Plotë, vërtet do zbulojnë shpirtërisht shumë gjëra, por do ndihen pak të bllokuar. Bashkëpunime do ketë, shanse martesash.
Demi, 3 yje
Do ketë një zbulim të bukur, një lajm i mirë pas disa humbjesh të vështira, pas disa problemeve me shoqërinë, martesën apo familjen. Ka një lloj pasigurie, mund të kenë probleme ekonomike. Kanë qenë pak të mërzitur e stresuar, kështu që ka një kthesë pozitive në mes të javës.
Binjakët, 2 yje
Binjakët e lindur në 10 ditëshin e tretë janë ata që më rrezikojnë më shumë në këtë javë. Nëse e kalojnë këtë periudhë, mesi i javës mund t’u japë një energji pozitive. Mund të ketë lajme të mira për një biznes familjar ose mbledhje familjare. Një stabilitet në lidhje me gjërat e tyre bazike. Kujdes me karrierën, eprorët dhe ligjin në fillim të javës.
Gaforrja, 4 yje
Marsi është në shenjën e tyre, s’përmbahen fare. Po të doli Gaforre përpara tani, nuk të hap rrugë sepse është me mendimin se që është absolute, e fuqishme. Do udhëtojnë, do kenë kontakte të mira me njerëzit, me ligjin, ekonominë, studimet. Gjithsesi kanë ata “thembrën e Akilit”, nëse dikush e gjen, mund të përmbysen shumë të dhëna. Prandaj kujdes!
Luani, 2 yje
I kemi persekutuar këtë periudhë, por kemi një lajm të mirë ekonomik më në fund. Shumë pozitiv në mes të javës, do e rigjejnë veten. Hëna e Plotë në Peshk është pozicion delikat për ta, për sigurinë e tyre, qoftë materiale apo shpirtërore…
Virgjëresha, 1 yll
Nuk do doja të ishte kështu, sepse mesi i javës në fakt është i mirë. Hëna e Plotë përballë shenjës së tyre, mund të vështirësoje kontekstin e bashkëpunimeve me të tjerët. Yllin e keni se jeni yje!
Peshorja, 3 yje
Afërditën e kanë në shenjën e tyre, për momentin janë shumë të lumtura. Në karrierë vazhdojnë të stimulohen bukur, kanë debate në familje, por mund të dalin nga një kurth ose pengesë që ka të bëjë me punën apo çështje personale. Mund të kenë një lajm të mirë ekonomik, por që do ta marrin me këste.
Akrepi, 5 yje
Kanë dashurinë! Stabilizohen në një marrëdhënie ata që duan dhe ata që kanë pasur probleme me fëmijët, shtrojnë një rrugë në këtë periudhë…
Shigjetari, 4 yje
Kanë probleme familjare, të çuditshme. Do u duhet të marrin vendime të rëndësishme të cilat i kushtëzojnë dhe nuk i lënë të jenë optimistë. Megjithatë, mesi i javës është i mirë për të gjithë.
Bricjapi, 2 yje
Njeh ndonjë Bricjap që t’i japim optimizëm?! Janë kockë e fortë këta, se ne nga këta e pësojmë në Shqipëri. Të fortë…E kapërcen gjithmonë vështirësinë. Duhet të besojnë, të kenë pak fantazi, të dalin nga sfera e reales. Kështu do realizojnë hovin shpirtëror.
Ujori, 3 yje
Janë deri diku mirë, Urani bën një lidhje shpirtërore shumë të bukur me Diellin. Kështu do stabilizohet një lidhje personale, në ekonomi, punë. Ndonjë fejesë a martesë nuk eliminohet. Ose ndonjë takim i papritur me fatin e jetës!
Peshqit, 5 yje
Kanë eklipsin hënor në shenjën e tyre, romantizëm, fantazi, gjëra të bukura. Lajmet karmike nuk përbëjnë rrezik për ta sepse gjithë energjia shkon që ata të rikuperojnë humbjet me ngjyrat e tyre. Një udhëtim i largët ose realizim projekti mund të jetë kthesa pozitive.