Meritoni ”mollë” sherri mes Ilnisës dhe Romeos, gazetarja: Fakti i fyerjes vazhdon të jetë edhe sot

Prime sonte në ”Big Brother Albania Vip 3” ka nisur me debate, kjo për marrëdhënien Meriton-Romeo, pasi ky i fundit tha disa ditë më parë se Ilnisa po e pengon Meritonin në lojën e tij.

Debati

Ilnisa: Fakti i fyerjes vazhdon të jetë edhe sot edhe çdo ditë. Me aq sa fola me Romeon nuk e mora përgjigjen se nga erdhi gjithë ai dyshim që më hodhi në fytyrë.

Romeo: Unë nuk mora një përgjigje.

Ilnisa: Ti ke një pikëpyetje për të cilën ti e shfaqe në atë mënyrë prime-n e kaluar. Mua më mbetet një fyerje në marrëdhënien tonë që nuk është prekur kurrë. Kam menduar se mos ndoshta për hatër dhe respekt të Meritonit gjithë atë gjaknxehtësi e shpartalloi në atë lloj mënyrë prime-n e kaluar. Loja mund të ketë ndikuar edhe enë këtë cep. Kjo qoshe e këndshme e një miqësie.

Romeo: Unë jam Ledion në një pozicion shumë të vështirë atë djalë e kam shok. Unë ka reaguar se nuk e mbaj dot. Unë jam i bindur për atë gjë që pash. Unë dua që ai djalë të jetë i qeshur për këtë arsye reagoj. Unë reagova se ajo gjëja mu duk tendencioze nga ana jote.

Meritoni: Unë Romeon e kam shumë shok, ne i kemi qëndruar mbrapa njëri-tjetrit në punët tona jashtë. Nuk kena aleancë. Unë nuk e pengoj në mendimet e tij dhe as ai mua nuk më pengon. Romeo i shpreh për momentin se çfarë ka parë. Unë jam shumë i lumtur.

Romeo: Unë e kam thënë e di që Meritoni është një djalë që nuk e lejon veten të përdoret.

SHKARKO APP