Merr formë stadiumi i ri i Partizanit, nis mbulesa e tribunave

Klubi i Partizanit nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka publikuar pamjet të cilat tregojnë nisjen e punimeve për instalimet dhe pajisjet e tribunës qendrore të stadiumit.

Tek të kuqtë besojnë se me këto ritme Partizani do të ketë “shtëpinë e re” në sezonin 2020-2021.

POSTIM I PARTIZANIT:

SHTËPIA E KAMPIONËVE

Vijojnë me ritëm të lartë punimet për instalimet dhe pajisjet e Tribunës qëndrore të stadiumit. Tashmë ka nisur montimi i konstruksionit të mbuleses së tribunave.

SHKARKO APP