FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mes Taynës dhe Melinda Ademit, kë zgjodhi Capital T?

Reperi Capital T ishte i ftuari i radhës në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, ku mori vëmendje të madhe nga mediat për shkak të deklaratave të tij.

Kapo s’la pa përmendur faktin që Ardian Bujupi nuk i kishte qenë mirënjohës për bashkëpunimin “Andiamo”, deklaratë që nxiti debatin mes dy djemve dhe një ‘sqarim’ në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë intervistës në studio, reperi s’mundi t’i shpëtonte as pyetjeve të sikletshme, të cilat i përballoi me shumë diplomaci.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur ç’mendim ka për reperet e reja që kanë hyrë në treg, Capital T shprehu pëlqimin e tij për vajzat, duke i shprehur se i duheshin muzikës. Madje, ai shtoi se e pëlqen punën e tyre.

Por, kë do të zgjidhte Kapo mes Taynës dhe Melinda Ademit si vajzën që i përshtatet më mirë muzikës së tij?

“Përderisa s’kam bërë një projekt me Taynën apo Melindën, i bie që s’më janë përshtatur ende. Në momentin që përshtaten, dijeni që do të jenë aty. Respekt për Taynën, respekt për Melindën. Ia dëgjoj muzikën, janë nice. S’po ta jap një përgjigje diplomatike, po ta jap një përgjigje reale.”- ka thënë Kapo duke lënë kështu vend për bashkëpunime me të dyja reperet në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?