Meta, Berisha dhe Rama në Big Brother? Kryemadhi? Lojën do ta bëja me Edin

Monika Kryemadhi ishte këtë pasdite e ftuar në ”Ftesë në 5”, ku komentoi banorët e ”Big Brother Albania Vip 5”, si dhe foli për eksperiencën e saj të re si opinioniste.

E vendosur përpara një sfide, ku duhej të mendonte nëse ajo dhe aktorët kryesorë politikë do të ishin në shtëpinë e Big Brother, ajo ka zgjedhur se me cilin prej tyre do të bënte aleancë, kë do të nominonte për finalen dhe kë të do të zgjidhte në një kuti Pandore.

”Këtë pyetje ma ka bërë dhe vajza ime e vogël. Ajo më tha se nëse do isha në Big me Metën, Berishën dhe Ramën, babi do dilte te arena dhe do thërriste banorët veç e veç dhe do i pyeste për mendimet që kanë për ty dhe do i përpunonte, Berisha do të rrinte te kolltuku dhe do i mblidheshin të gjithë mbështetësit. Ti dhe Rama te banaku duke u zënë, konfliktet do ti kishe me të”. Lojën bashkë me Edi Ramën e do e bëja””, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?