“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, Zhaklin revoltohet me Fifin

Pasi gjeti dashurinë, Fifi nuk rresht me dedikimet romantike në rrjetet sociale për të dashurin e saj. “Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty do të dedikoj veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë. Të dua”.

Gazetarja njëkohësisht aktiviste për të drejtat e grave, Zhaklin Lekatari e cilëson si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21. Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre.

“Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte “coming out”, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

SHKARKO APP