Mikeshat e vjetra Kim dhe Paris bashkë në një projekt

Ylli televiziv Kim Kardashian dhe mikesha e saj prej shumë vitesh Paris Hilton do i shohim në një projekt të përbashkët.

Hilton do të publikojë një këngë të re dhe i ka kërkuar Kardashian të jetë pjesë e videoklipit.

Kënga do të titullohet “BestFriend’s Ass” dhe Paris ka publikuar në Instagram një video me Kim duke paralajmëruar këtë projekt të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë video Kim dhe Paris shfaqen me fustanin ikonik të kësaj të fundit në ngjyrë gri dhe me shkëlqim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se fillesat e Kim Kardashian në botën e televizionit dhe showbizit datojnë pikërisht në kohën kur ajo qëndronte me trashëgimtaren e hoteleve Hilton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?