”Miki”, Meritoni tall dhe prek Ledjonën nga vajza dhe Ilnisa e mbështet: Pse e le more burrë?

Në ”Big Brother Albania Vip 3” loja po tejkalon çdo limit dhe banorët po humbasin masën e respektit. Meritoni i cili këtë javë është në nominim, ka prekur dhe lënduar Ledjonën, e cila u shpall të shtunën në Prime si një nga tre të preferuarit e publikut. Ditën e dielë, përgjatë gjithë kohës ai i ka përmedur emrin ”Mickey Mouse”, Miki siç quhet edhe vajza e Ledjonës.

Pasi e lëndoi thellë, Meritoni ia tregoi këtë skenë të dashurës së tij, Ilnisës, dhe kjo e fundit e pyeti se përse nuk e vijoi lojën me dhe e la ”të merrte frymë”, siç ai u shpreh.

Komentet në rrjete sociale kërkojnë vetëm një gjë, eleminimin e Meritonit këtë të martë, ose përjashtimin e tij. Në krah të Ledjonës ka dalë dhe Erjola ku dhe ka palajmëruar Meritonin se po kalon caqet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?