FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milaim Zeka për luksin e Hatit që e tregon në TikTok: Kur je e kurdisur që në bark të nënës…

Hati dhe Jashar Stojku çifti më viral në TikTok, u bënë lajm se janë gjoditur nga Policia për tejkalim të shpejtësisë. Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze. Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”.

“Unë mendoj se në rastin konkret kemi dy fenomene. E para, kur je i kurdisur që në bark të nënës për të hipur mbi një deve, atje në shkretëtirën e Saharasë dhe pastaj hip në një makinë të shtrenjtë, normale që të humb orientimi.

Nëse ti nuk ke pika krahasuese në jetë, nëse ti i jep makinës 400 km/h dhe anash nuk ke lisa, nuk ke plepa, të humb komplet orientimi siç është rasti konkret. Dhe unë fajin më të madh ia vë Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse? Njerëzit e tillë përpos se duhet të futen në burg, jo t’u merret patenta e shoferit. Jashtë nëse ti e nget makinën 60-70 përtej limitit të fusin në burg dhe Prokuroria hap hetime prej nga i ke marrë këto të ardhura, e ke paguar tatim, prej nga e ke blerë këtë makinë të shtrenjtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?