Miley Cyrus i rikthehet marijuanës, përgjegjëse është e ëma

Miley Cyrus vitin e kaluar bëri të ditur se kishte hequr dorë nga konsumimi i lëndëve narkotike. Ajo u shpreh se konsumimi i marijuanës kishte ndikuar negativisht në energjinë dhe aftësinë e saj për të performuar.

E ftuar në The Tonight Shoë me Jimmy Fallon, në maj të 2017-ës, ajo rrëfeu se kishte hequr dorë nga marijuana duke pranuar se e kishte konsumuar më shumë se kushdo, por dëshironte të ishte “e pastër” për t`u përqendruar tek albumi i saj i ri.

Por, me sa duket, ky vendim nuk paska zgjatur shumë dhe ajo i është rikthyer sërish marijuanës. Këtë gjë e ka bërë të ditur për The Sun vetë Miley, e cila për këtë bën përgjegjëse të ëmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne e pimë ndonjëherë, tek-tuk, e keni parasysh. Mami më bëri ta rifilloja”, -është shprehur këngëtarja, e cila ka pranuar se e konsumon me të ëmën, por vetëm kur nuk është duke punuar. Kujtojmë që këngëtarja është fejuar me aktorin australian, Liam Hemsworth.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?