FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miley Cyrus la burrin për një femër

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë qe disa vite bashkë, ndërsa pas tejkalimit të problemeve në lidhjen e tyre, ata edhe u martuan para tetë muajsh. Megjithatë, jeta e tyre martesore është shoqëruar me zënka të përditshme, ndërsa në fund aktorja dhe këngëtarja vendosi t’i jepte fund kësaj marrëdhënieje.

Pas lajmit për ndarjen e çiftit hollivudian, kanë nisur thashethemet nga më të ndryshmet lidhur me shkakun e ndarjes së tyre. Pas raportimeve se ata u ndanë për shkak të mosmarrëveshjes për të pasur fëmijë, spekulim i radhës është se Miley ka nisur një lidhje me një femër.

Madje, menjëherë pas lajmit për ndarje nga Hemsworth, ajo u nis për pushime me blogeren Kaitlynn Carter, me të cilën thuhet se ka nisur një romancë lesbike. Këngëtarja dhe aktorja kundërthënëse është parë duke u puthur në rrugët e Italisë me të dashurën e saj të spekuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?