Miley Cyrus rrëfen eksperiencën e saj me UFO-t

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Miley Cyrus, i shtohet listës së personave të famshëm që pretendojnë se kanë parë një qenie jashtëtokësore.

Teksa ka folur për eksperiencën e saj “para-normale”, Cyrus tregoi se ajo ishte ndjekur nga një lloj UFO, në San Bernardinos.

“Unë po lëvizja me makinë rreth San Bernardinos me mikun tim dhe u ndoqa nga një lloj UFO. Jam shumë e sigurt për atë që pashë”, tha Miley për revistën “Interview”.

27-vjeçarja shkoi më tej me rrëfimin e saj duke thënë se kjo qenie po fluturonte.

“Unë e pashë atë duke fluturuar, shoku im e pa gjithashtu. Disa makina të tjera ndaluan për të parë, kështu që mendoj se ajo që pashë ishte e vërtetë.”

Por nuk mbaron me kaq, sipas yllit të Hannah Montana, mes tyre pati dhe një kontakt me sy.

Ajo më pa dhe ne patëm një kontakt me sy dhe mendoj se kjo është ajo që më tronditi vërtet. Isha e shokuar për rreth pesë ditë.”

Megjithatë, historia ka pikëpyetjet e veta, pasi këngëtarja pranoi se kishte blerë hashash, para se të shihte UFO-n, kështu që mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve.

Para Milyet, edhe Post Malone dhe Demi Lovato folën hapur për eksperiencat e tyre me jashtëtokësorët.

SHKARKO APP