FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mimoza Ahmeti ndan detaje nga eksperienca në Ferma VIP: Bëra disa gafa

Fenomeni televiziv, fituesja e ”Ferma Vip 3”, poetja Mimoza Ahmeti vjen në një rrëfim pa dorashka, ku në studion e emisionit ”QUO VADIS”, ndan për publikun eksperiencën e saj në formatin më të dashur. Ajo tregoi të gjitha përjetimet, vështirësitë dhe momentet gazmore, që spikatën që në puntatën e parë të spektaklit.

Ahmeti: Fillimisht mu duk e lehtë, thash: Kjo do jetë një shëtitje në fermë. Nuk e mendoja të ishte ajo që pash dhe gjeta aty. Pata disa gafa që vinin ngaqë nuk orientohesha dot fare.

Borakaj: Për shembull, moment i gjumit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmeti: Jo vetëm moment i gjumit. Sepse unë nuk e konceptoja që çdo dhomë dhe gjatë gjithë kohës ishim në kamera. Dhe kur shkova të flija, pastaj e kuptova. Se po më thoshin është “prime”, duhet të ngrihesh. Mirëpo unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, sepse nuk kisha parë ndonjëherë një format të tillë. “Primer” kisha dëgjuar kohët e fundit që është një shtresë kremi që vendoset në fytyrë. Edhe u thash “prime kam unë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më e forta ishte kur kërkonin Rafaelën, që i thërrisnin “Fairy”, unë sapo kisha vënë një ilaç enësh në lavaman edhe u thashë atyre që “Fairy-n e çova në lavaman”. Dhe këta e kërkonin atje, të çuditur, dhe pastaj gjejnë ilaçin. Kisha vështirësi në mbajtjen mend të emrave, m’u desh shumë kohë të përshtatesha. Shumë e vështirë ishte dhe po ta dija se ishte aq e vështirë, do kisha hezituar shumë të hyja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Sukses 3252 (86.7%)
Shuhet 499 (13.3%)

Vota totale: 3751