Miqësi me Selin? Miri: Jam i hapur, mezi pres të dalim në jetën reale
Ditën e djeshme finalistët e Big Brother VIP patën mundësinë të zhvillonin intervistat e tyre në Top Albania Radio.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, me moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. Sa i përket raportit me Selin, jashtë “BBV”, Miri tha:
“Me Selin është nisur me miqësi, unë jam i hapur, jam njerëzor, jam i vërtetë në emocionet e mia. Mezi presim të dalim në jetën reale, atje do kemi forma të tjera komunikimesh, bisedimesh miqësish.
Për Loren jam mërzitur shumë, ka qenë banorja e parë që ka qenë mikesha ime. E shikoja në sytë e saj që ajo nuk e ndjente veten që të ishte ne lojë, por u mërzita për të. Jam mërzitur për Selinën”, tha Miri.
KOHA JONË SONDAZH

