Miri i emocionuar pas përfundimit të BB: “Nuk jam pishman për asgjë, kam treguar veten”

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka dhënë intervistën e tij të parë për Top Channel pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai foli për rrugëtimin e tij në këtë edicion, emocionet pas finales dhe mënyrën se si e ka përjetuar gjithë eksperiencën.

Miri u shpreh se nuk ndihet aspak i zhgënjyer për rezultatin final dhe se e ka pritur me qetësi faktin që çmimi i madh u fitua nga Selin Bollati. Përkundrazi, ai tha se është ndjerë i lumtur për fitoren e saj, duke kujtuar edhe deklaratat që kishte bërë më herët brenda shtëpisë, ku kishte parashikuar se të dy do të arrinin deri në finale. Madje, sipas tij, nëse Selini fitonte, atëherë edhe ai do ta konsideronte si një fitore të përbashkët.

Ai tregoi se që në ditët e para kishte besuar në këtë skenar dhe tani mendon se “profecia” e tij doli e saktë. Miri shtoi se ka marrë pjesë edhe më parë në gara të ndryshme, por kjo eksperiencë ishte krejt ndryshe, pasi izolimi dhe kohëzgjatja e qëndrimit në shtëpi e bënë shumë më intensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, 120 ditët në Big Brother nga jashtë mund të duken të pakta, por brenda shtëpisë kalojnë shumë më ngadalë dhe përjetohen si një periudhë shumë e gjatë. Megjithatë, ai theksoi se nuk pendohet për asgjë që ka bërë gjatë lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miri u shpreh se ka luajtur natyrshëm, duke treguar veten ashtu siç është në realitet, një njeri me zemër të madhe dhe me qëllime të mira. Ai pranoi se ndonjëherë mirësia mund të jetë interpretuar si dobësi, por për të më e rëndësishmja ishte të mbetej vetvetja.

Në fund, këngëtari tha se nga kjo eksperiencë ka fituar diçka shumë të rëndësishme: afrimin me publikun, i cili tashmë ka pasur mundësinë ta njohë më mirë jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?