Miri takon të bijën, kush është mesazhi që i jep ajo?
Një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova u regjistrua mbrëmjen e sotme, kur Miri fitoi të drejtën të hapë Kutinë e Pandorës –një zgjedhje që zakonisht sjell pasoja të forta në lojë. Pa u menduar shumë, Miri vendosi ta hapë kutinë, duke pranuar çdo rrezik që mund të vinte me këtë hap. Por këtë herë, fati i rezervoi një surprizë tejet prekëse.
Nga Kutia e Pandorës, Miri mori lajmin e gëzuar: ai do të takonte vajzën e tij brenda shtëpisë, një moment i rrallë dhe jashtëzakonisht emocional, që solli lot gëzimi jo vetëm tek ai, por edhe tek banorët e tjerë që e ndoqën nga afër. Takimi mes babait dhe vajzës ishte i mbushur me përqafime të ngrohta, emocione të dukshme dhe fjalë që prekën zemrat e publikut.
“Për ne ti je fituesi,” i tha e bija, duke i dhënë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm. “Babi, për ne ti je fituesi, por mos e ndaj fitoren me askënd tjetër.”
Këto fjalë u interpretuan si një mbështetje e fortë morale dhe një thirrje për të vazhduar lojën me vendosmëri dhe fokus deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

