Miri zbulon nëse do të këndojë në dasmën e Selinit
Këngëtari dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Armir Shahini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku ka folur për projektet e tij të reja muzikore, por edhe për marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë të reality show-t. Gjatë intervistës, moderatorja e ka pyetur edhe për çiftet që u krijuan gjatë këtij edicioni dhe për mundësinë që lidhjet e tyre të vazhdojnë edhe pas përfundimit të programit.
Armir Shahini zgjodhi të mos komentojë marrëdhëniet e ish-banorëve, duke theksuar se tashmë secili prej tyre po ndjek rrugën e vet. “Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do të merrte pjesë në një dasmë të tyre nëse do të ftohej, këngëtari u përgjigj me humor, duke mos e përjashtuar mundësinë. “Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim”, tha Miri. Moderatorja insistoi për një përgjigje më të qartë, ndërsa Armir Shahini theksoi se nuk është njeri që mban inate dhe se gjatë eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania” është përpjekur të sillet në mënyrë korrekte me të gjithë.
“Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vetë”, deklaroi ai. Me këtë përgjigje, Miri la të kuptohet se, pavarësisht dinamikave dhe situatave të krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nuk ka ndërmend të mbajë mëri ndaj ish-banorëve dhe mbetet i hapur për të ruajtur marrëdhënie korrekte me ta edhe jashtë spektaklit.
KOHA JONË SONDAZH

