”Miss Shqipëria” harron datën e Pavarësisë, producenti: Ndaj protestohet (VIDEO)

Në emisionin e përditshëm ”Trokit” në IN Tv, moderatori Ermal Peçi priti në studio producentin e njohur Petri Bozo dhe bukuroshet e ”Kalendarit 2019”. Producenti tha se kalendari nuk është në shitje, por prodhohet në numër të limituar duke u shpërndarë në rradhët e miqve e emrave të njohur të ekranit, duke qënë një dhuratë simbolike edhe e fundvitit.

Në studio ishte edhe fituesja e Miss Shqipëria 2018, e sapo kthyer nga një kompeticion ndërkombëtar. Teksa fliste se atje kishte bërë shpesh edhe simbolin e shqiponjës, Ermali e pyeti për vitin e Pavarësisë, ndërsa ajo heziton për pak çaste.

Producenti ndërhyn duke thënë: ”Ja pra, pse protëstojnë të rinjtë sot, për arsimin. Nuk dinë as histori e as gjeografi. Nuk dinë as vendet ku i çoj për konkurse. Google-llojnë gjithë kohës”,-tha Bozo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kalendari Miss Shqipëria, Petri Bozo: Nuk ndalem, bukuroshet të mësojnë më shumë | IN TV Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?