Miss Universe Albania: Rrezikova jetën majë shkëmbit (VIDEO)
Vajza që fitoi këtë vit “Miss Universe Albania”, ka realizuar dhe klipin me të cilin do të përfaqësojë Shqipërinë në vijim të kompeticionit. Por ky klip mesa duket ka rezultuar një sfidë e vështirë për Blerta Lekën.
19-vjeçarja është shprehur se të xhironte në një lartësi shumë të madhe buzë shkëmbit, ka qenë e vështirë dhe e frikshme për të por që në fund ja ka dalë.
“Ishte një nga skenat më të vështira që kam marrë pjesë deri tani. E vështirë për t’u ngjitur por akoma më e vështirë të qëndroje në 620m mbi nivelin e detit. Kur videografi, Blerti Talelli, kërkonte herë pas here të pozoja symbyllur nuk mendoja më për veten por që video të dilte sa më e bukur, që t’u pëlqente të gjithë shqiptarëve që do të jenë me mua në natën e 26 Nëntorit”, ësht shprehur ajo për “VIP”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4ECrYmdrBSE” width=”560″ height=”315″]