Modelja e mbuluar, thyen tabu (VIDEO)

Ishte nëntori i vitit 2016 kur Denise Wallace, bashkëproducente e Miss Minesota-s në SHBA, mori një telefonatë nga 19 vjeçarja Halima Aden, e cila e pyeti nëse mund të merrte pjesë në konkurs, me shaminë tradicionale të fesë Islame.

Pasi kërkoi informacione për të, Wallace kujton se ishte mahnitur nga bukuria e amerikano-somalezes. Tani Aden,e vetmja supermodele e mbuluar në botë, thotë se shamija është pjesë e saj.

“Cdo gjë në jetë, nëse nuk është zgjedhja jote, është ndrydhëse. Unë nuk e kundërshtoj këtë, por në rastin tim isha unë që i kërkova nënës të më jepte një shami. Doja t’i ngjaja asaj dhe të bija në dashuri me fenë time”, tha modelja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aden lindi në Kakuma, një kamp refugjatësh i OKB-së, në Kenia dhe mbërriti në SHBA, në moshën 7 vjeçare. Pas pjesëmarrjes në Miss Minesota, pushtoi titujt e shtypit si konkurentja e parë e mbuluar në historinë e garës së bukurisë, një vendim i guximshëm ky, që katapultoi karrierën e saj në lartësi të reja. Debutimin si modele, Halima e bëri në pasarelën e Kanye ëest, në New York.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FWG7C2V4q6k” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?