Modelja e njohur: Vazhdoj të jem mikeshë me ish-bashkëshortin

Modelja e njohur, Miranda Kerr ka pranuar se vazhdon të jetë mikeshë me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.

Ata u martuan në 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite.

Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë djali i tyre, Flynn që është 6 vjeç.

“Ishte gjëja më e mirë që ndodhi. Ne nuk po i sillnim asnjë të mirë njëri-tjetrit. Nuk ka armiqësi mes nesh, do mbetemi gjithmonë miq,” – ka thënë ajo për revistën The Edit.

Dihet se Miranda tani është e martuar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel dhe tregon se ndihet shumë mirë në krahët e tij.

Marrëdhënia po shkon shumë mirë, ndërsa është gjithcka spontane mes tyre dhe bëjnë cfarëdo që i shkon ndër mend.

Nuk dihet nëse së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë.

SHKARKO APP