Modelja shqiptare rrëfen si u bë dashnorja e bosit të drogës

Nertila Kapaj është modele shumë e ndjekur në rrjetet sociale, e cila tashmë i ka hyrë dhe kinematografisë. Ajo njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor. Ajo tregon se, fatkeqësisht, rreziku e ka ndjekur gjithmonë në jetë, ndaj në film s’e pati aspak të vështirë. Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh.

Të pamë në një rol interesant në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Si ndodhi që u bëre pjesë e kastit dhe sa e lidhur ke qenë me aktrimin më parë?

Në fakt, unë kam realizuar dhe dy filma të tjerë me “Papadhimitri Production”. Ishte ideja e regjisorit që të isha unë pikërisht ky rol, pra, e dashura e bosit të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç tregove vetë, luaje të dashurën e bosit të drogës që intepretohet nga aktori Arben Derhemi. Pati kimi mes jush dhe çfarë mund të tregosh nga kjo eksperiencë, me një aktor profesionist si Derhemi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë isha e dashura e bosit të drogës, që do të thotë, se isha krahu i djathtë i tij. Përderisa isha e dashura, patëm kimi, ama vetëm në rol. Ishte eksperiencë e bukur, sepse Arbeni paraqiste burrërinë që sot është vështirë ta gjesh te meshkujt shqiptarë. Pra, ai e përjetonte këtë rol.

Përfaqësoje kukullën që nuk fliste, por që i jepte makinës dhe e shoqëronte të dashurin, edhe në bisedat për pazaret e prishura me shpërndarësit e drogës. Si u ndjeve në atë pozicion dhe në jetë do të mundje ta pranoje një gjë të tillë?

Pozicioni im ishte i tillë në film. Ndoshta, për të tjerë është e lehtë të aktrojnë, ndërsa Nertila i ka përjetuar këto situata realisht. Pjesa më e madhe e aktorëve dhe shikuesve i kanë parë shumë gjëra veç në filma, ndërsa unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film.

Pamë dhe një skenë puthjeje me Arben Derhemin. Ishte e vështirë dhe deri ku mund të guxosh me skenat hot në kinema?

Ajo skenë ishte pak e vështirë, por ishte pjesë e rolit dhe m’u desh ta luaja me profesionalizëm. Por s’do të guxoja më shumë. Pas rolit në kinema, cilat janë ambiciet e tua më tej, sa i takon filmit apo televizonit? Pas atij roli, kam shumë plane që për momentin po i lë surprizë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?