Modelja shqiptare shpërthen ndaj priftit: Më vjen për të vjellë, do e godisja me grusht në fytyrë
Ajo është ndër modelet shqiptare më të famshme në botë, ndërsa së fundmi ka bërë një shkëputje nga bota e modelingut duke iu përkushtuar familjes së saj. Bëhet fjalë për Emina Çunmulaj e cila sapo ka sjellë në jetë vajzën e sj të dytë, Mia Soraya.
Emina është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan shumë foto me ndjekësit e saj nga aktiviteti i saj i përditshëm. Ndërsa ditën e sotme Emina është shfaqur mjaft e revoltuar teksa ka publikuar një video në Instagram.
Emina është acaruar tej mase teksa ka parë që një prift ka dhunuar një fëmijë të vogël, të cilin prindërit e kanë çuar për ta bekuar tek ai.
“Do e godisja me grusht në fytyrë dhe do ja nxirrja dhëmbët nga goja. Më vjen për të vjellë.”- shkruan Emina e inatosur në videon ku prifti godet fëmijën e më pas e afron për ta përqafuar.

KOHA JONË SONDAZH

