Moderatori zbulon arsyen pse Xhensila nuk i shkon në emision
I ftuar në emisionin “NIN”, reperi Don Phenom u bë pjesë e rubrikës “Haje ose Thuaje”. Gjatë lojës, një ndër pyetjet e tij për moderatorin Alaudin Hamiti ishte: “Cilin prej reperëve shqiptarë nuk e dëgjon fare?”. Alaudini zgjodhi të mos përgjigjej dhe më pas zbuloi shkakun pse Xhensila nuk i shkon në emision.
“E di pse është problem ta thuash? Më është bërë një pyetje për këngëtaret që janë më të famshme tani; ka qenë Elvana, Tuna, dikush tjetër edhe Xhensila. Më pyetën se cila më pëlqen më pak dhe unë thashë emrin e Xhensilës. Që prej asaj kohe, Xhensila ka hatërmbetje. E kam ftuar në emision, në fakt koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja ka qenë: ‘Jo se nuk më pëlqen moderatori’.”
Rubrikën e plotë e shihni në vijim:

KOHA JONË SONDAZH

