Moderatorja Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj ”Big Brother Vip”: Komunikimi sikur janë në kohën e shpellave!

Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar ashpër ndaj ”Big Brother Albania Vip 2”. Për të gjendja e banorëve në atë shtëpi është e mjerueshme dhe se ata komunikojnë sikur janë në kohën e shpellave.

Postimi i plotë

Ndjesë që nuk kam qenë aktive, se kam pasur gjëra të tjera nëpër duar këto 2 ditë përveç pultit të TV. Këtë vit kam giithë luksin e botës që të mos ndikohem emocionalisht, sepse nuk kam raporte të afërta me askënd aty brenda si dhe ti ndahem me ditë tv, ndryshe nga vitin e shkuar.

Me kërkesën tuaj, u futa dhe pashë diku te 10 video pak a shumë, ndoshta jo mjaftueshëm për ju, por mjaftueshëm për mua për të konstatuar që gjendja aty është e mjerueshme dhe aspak njerëzore.

Të vesh në tabelë qitje një individ me justifikimin që po ”e dënon” aq më teper në kope (po po kope, sepse vetëm civil nuk po tregohen ata aty) nuk është fare njerëzore, dhe jep shembull më të shëmtuar, jo qytetar të mundshem për të gjlthë ata që i ndjekin e influencohen nga ekrani. Dhuna verbale dhe fizike pa dallime gjinore, është absolutisht e patolerueshme dhe e pajustifikueshme!

Komunikimi sikur janë në kohën e shpellave, rrahin gioksin, ulërasin, qëllojnë. Intelektin as po lodhem ta komentojë, se që kur ja jep me sa ke në kokë në vend që të argumentosh, e ke humbur diskutimin.

SHKARKO APP