Monica Bellucci kthehet në pasarelë pas 26 vitesh, në Milano për Dolce & Gabbana

Eshtë shfaqur në pasarelë në moshën 53 vjeçare Monica Belluci, që ka sfiluar në koleksionin e meshkujve për verën që vjen të Dolce & Gabbana, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

“Sfilata e fundit e Monica Bellucit ka qenë në vitin 1992 për ne.Na është dashur vetëm një telefonatë për ta bindur”, ka thënë Stefano Gabbana.

Me kostum të zi dhe me këmishë të bardhe Belluci ka sfiluar mes duartrokitjeve të shumta. Prezenca e saj nuk ka qenë surpriza e vetme e pasarelës, ku janë shfaqur edhe Marpessa dhe Naomi Campbell, të dyja të veshura me kostume meshkujsh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?