Monika akuzon rëndë banorët e “Big Brother Vip Albania”
Disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, kanë disa muaj aty, sa tashmë kanë arritur në një pikë ku e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin. Teksa bisedonte në oborr me Arjolën dhe Arbrin, Monika ka komentuar situatën dhe gjendjen momentale në garë.
Aktorja e njohur ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka akuzuar rëndë një pjesë të banorëve, duke thënë se shumë prej tyre kanë arritur të lëndojnë të tjerët vetëm për lojë.
Lubonja ka komentuar gjithashtu edhe agravimet e ndryshme të debateve, ku “qorton” ata që ngrenë zërin në debate dhe nuk i kontrollojnë fjalët e tyre, vetëm për t’i qëndruar deri në fund lojës së tyre.
“Në këtë format unë kam parë njerëz që lëndojnë, njerëz që nuk dinë ti vënë fre gojës vetëm për hir të lojë, nuk është aspak e bukur të ulëritet orë e minutë”.