Monika Kryemadhi: Në Big Brother do të doja të shihja Zegjinenë
Edhe pse në rolin e opinionistes, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte një nga protagonistet e Big Brother Albania VIP 5 me komentet e saj.
Në një intervistë për ”Pushime On Top”, ajo tregoi se kë nga politikanët e sotëm do të shihte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa bëri edhe një analizë për politikanët shqiptarë dhe cili do të ishte roli i tyre nëse do të ishin pjesë e Big Brother.
”Ka ndryshuar fizionomia e politikanit. Nuk është më politikani që është në aparencë shtetar, që merr vendime në kuadër të sovranitetit të vendit. Sot politikani është bërë tregtar. Nuk di çfarë të them por do kisha qejf njëherë Zegjinenë në Big Brother. Se pavarësisht sulmeve që kemi, ajo ka bërë një zgjedhje të rreshtohet përpara një gjëje që edhe ajo nuk është e bindur në atë që bën”.
KOHA JONË SONDAZH

