“Mos ke punuar në shtëpitë ku shkojnë çunat dhe relaksohen?”, agravon situata mes Meritonit dhe Eglës

Izolimi në dhomën e bardhë i tre banorëve, Ilnisa, Meriton dhe Egla, nuk është se po vijon i qetë. Me shumë situata të papritura, tensione dhe debate pa fund; së fundmi ka agravuar një bashkëbisedim i moderatorit nga Kosova me aktoren, i cili ia parashtroi një pyetje të diskutueshme.

“Ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, ishte pyetja që ia bëri Meritoni gjatë një diskutimi e sipër ku ishte e përfshirë edhe partnerja e tij, Ilnisa.

Nuk la të nënkuptohej se çfarë dëshironte të nënkuptonte ai me këtë pyetje, megjithatë reagimi i Eglës ishte i menjëhershëm dhe i qetë. “Unë mbaj përgjegjësi për çfarë flas”, ishte përgjigjja që i dha aktorja.

SHKARKO APP