MTV VMA 2023”/ Bebe Rexha kishte frikë komentet për peshën, por befason me veshjen

Ajo është një ndër shqiptaret më të njohura në botë. Fjala është për Bebe Rexhën, e cila mendoi që të mos paraqitej fare në ndarjen e çmimeve “MTV VMA 2023”, në mënyrë që të shmangte komentet e njerëzve mbi peshën e saj.

“Jam shumë në ankth dhe e stresuar për paraqitjen në tapetin e kuq. Njerëzit do të flasin për peshën time, sepse nuk po e dua shumë veten në këto momente”, tha këngëtarja 34-vjeçare, duke shtuar se nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në ceremoni.

Si përfundim, Rexha vendosi të paraqitet në ceremoninë e së martës në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore. Ajo ishte nominuar për bashkëpunimin më të mirë muzikor për këngën e saj me David Guetta, që mban titullin “I’m Good (Blue)”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?