Muzikantët më të pasur të Britanisë

Këngëtari Ed Sheeran e ka dyfishuar pasurinë e tij në vitin e fundit, sipas Sunday Times Rich List.

Muzikanti i 17-të më i pasur në Britani mendohet se ka arritur të korrë 160 milionë paund, duke lënë kështu pas Adele, e cila gëzon në total 150 milionë paund. Këngëtarja e pozicionuar në vendin e 22-të, nuk ka bërë më asnjë turne që nga viti 2017.

Lista e Sunday Times Rich kryeson nga Andreë Lloyd-Webber, me 820 milionë paund pasuri. 71-vjeçari pasohet nga Sir Paul McCartney, i cili posedon 750 milionë paund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në vend të tretë renditet grupi irlandez U2. Anëtarët e tij gëzojnë së bashku një pasuri prej 583 milionë paundësh. Për të parë herë në listë eshtë përfshirë Stormzy , me 16 milionë paund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?