”Nan”, Sheila mendon se kënga e Alisit nuk ishte e denjë për Eurovision

Sheila e vlerëson Alisin, por për të kënga e tij nuk është e denjë për Eurovision. Gjatë një interviste për “Uëtëfë Show”, ajo foli mbi eksperiencën e saj gjatë “Festivalit të Këngës”, por nuk u përqëndrua vetëm te kënga e saj dhe zhgënjimi mbi vlerësimin që mori. Gjatë bisedës nuk kaloi pa përmendur kënga e Alisit, por pavarësisht vlerësimit që tha se ka për të, Sheila thotë se kënga e tij nuk meritonte të fitonte.

“Unë Alisit i uroj shumë suksese, e di që ai është një artist shumë i mirë, por nuk mendoj se ishte kënga e denjë për Eurovision. Sepse, është një baladë si çdo baladë që ka kënduar kushdo në festival, për më tepër është një këngë që u citua për një këngë të ngjashme”.

Alis u shpall fitues i edicionit të 64-të të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nan” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Pas fitores, ai u përball me akuza nëpër portale, ku pretendohej se ai kopjoi këngën e Madonna-s “Like A Prayer”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këngën “Zemra e tokës”, Sheila ka bërë pjesë të tekstit vargun “qaj Maro” nga kënga “Qaj Maro, qaj moj bijë” dhe shpjegoi se ajo nuk ka marrë as vijën melodike, duke mohuar çdo pretendim ndryshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sheila u rendit në vendin e tretë me këngën “Zemra e Tokës”. Pak kohë pas Festivalit, u publikua lajmi se ajo do të ishte pjesë e një tjetër konkursi me po të njëjtën këngë, sërish me qëllimin për të prekur skenën e madhe të Eurovision-it, por kësaj here jo për të përfaqësuar Shqipërinë. Ajo nga ana tjetër po merr pjesë në festivalin e San Marinos, me synim që të përfaqësojë këtë vend në Eurovision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?