Nata e parë e Sunny Hill Festival “elektrizon” Tiranën (FOTO)

“Sunny Hill Festival” ndezi dje atmosferën në Tiranë.
Në natën e parë të festivalit të zhvilluar në mjediset e parkut të Liqenit Artificial, të mbushur me mijëra të rinj, performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.
Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit do të performojnë vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli.
Në ditën e tretë të festivalit do të interpretojnë Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.
Ky është viti i parë që “Sunny Hill Festival” organizohet në Tiranë, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në trevat shqiptare.
Bileta e blerë është e vlefshme për të tre netët. Në festival nuk paguhet me para në dorë, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill.

Bashkia e Tiranë është shpallur sivjet si bashkia e përzgjedhur e rinisë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?