Ndahen Megan Fox dhe Brian Austin Green, aktorja e njohur në krahët e reperit amerikan (Foto)
Prej disa javë në mediat rozë kanë qarkulluar lajmet se Megan Fox dhe Brian Austin Green i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Këto spekulime kanë nisur pasi Brian nuk është parë të mbajë më unazën e martesës në dorë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe aktorja, ajo u fotografua disa ditë më parë pa unazën e martesës në gisht.
Ky fakt është përforcuar pasi ‘Daily Mail’ ka publikuar disa foto të Fox duke kaluar kohë me Machine Gun Kelly. Dyshja janë parë të lëvizin bashkë me makinë të premten në Los Angeles, detaj ky që ka treguar se Megan po e kalon karantinën me Kelly.
Pavarësisht lajmeve për ndarje fansat janë në pritje të një reagimi nga vetë Megan dhe Brian, nëse do ta pranojnë edhe publikisht ndarjen e tyre. Dyshja e shumëpërfolur kanë 16 vite që janë bashkë dhe kanë 3 fëmijë.