Ndalohet personi që goditi Bebe Rexhën, këngëtarja bëri shqiponjën me duar në koncert

Një incident i rëndë ndodhi në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork. Teksa performonte në skenën e tejmbushur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Artistja po i drejtohej pjesës së përparme të skenës duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj. Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

Pjesëmarrësit e shoqërojnë me duartrokitje, teksa ajo largohet nga skena për të marrë ndihmën mjekësore. Stafi pranë këngëtares, bëri të ditur se iu deshën tre të qepura për t’i mbyllur të çarat që i shkaktoi goditja në fytyrë. Ndërsa sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje mbi motivet.

SHKARKO APP