Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për mediat se ata janë njoftuar për një person të pajetë rreth pres 15:00 të ditës së djeshme, 22 dhjetor, në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.
Sipas tij, sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.
Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës.
KOHA JONË SONDAZH

