Ndërron jetë babai i Sara Gjordenit, ish-banorja e BB: Mos më shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime
Është ndarë nga jeta babai i Sara Gjordenit, i cili pak javë më parë foli edhe për situatën me vajzën e tij. Në një postim në Instastory, ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, shkruan se babai vuante nga një sëmundje e pashërueshme prej 20 vitesh. Ajo ashtu ajo ka një thirrje, që të mos hidhen më akuza dhe ofendime në këtë dhimbje që edhe atë e ka prekur.
Në një tjetër postim, ajo ka publikuar një foto ku duket se ajo e ka telefonuar në datë 15 mars të këtij viti, por babai i saj nuk ia ka hapur. ”Qofsh me Zotin, Art”, shkruan ajo. Në foton tjetër duket një bisedë në “What’sApp” në shtator të 2023-shit, ku Sara i ka shkruar “si je?”, por ai nuk i është përgjigjur. Në mbishkrim të fotos thotë ”e provova”.
Kur ishte brenda shtëpisë në Big Brother, Sara tregoi se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4-vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.
Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël. Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.