Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones” e “The Exorcist”

Aktori Max von Sydow ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Francë në moshën 90 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij.

“Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme, njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, ka thënë agjenti Jean Diamond në njoftimin e tij.

“Star Wars: The Force Awakens”, “Game Of Thrones” e “Extremely Loud And Incredibly Close” – janë disa nga realizimet kinematografike për të cilat ai ka qenë i njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli suedez debutoi në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.

Swiss Digital Mobile Reklama

“The Exorcist” dhe “Minority Report” janë realizimet tjera shumë të suksesshme të Von Sydow.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?